Shënim: Brenda tre ditëve nga arsyetimi, vendimi u komunikohet palëve, nëpërmjet shpalljes në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë dhe me njoftimin individual kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat elektronike të kontaktit.
PËRFUNDIMI I ÇËSHTJEVE ADMINISTRATIVE
PËR SHQYRTIM NË DHOMË KËSHILLIMI
KOLEGJI ADMINISTRATIV
TRUPI GJYKUES:
ARBENA AHMETI
DATË 1 PRILL 2026
| NR. | RRETHI | NR. AKTI | PALËT NDËRGJYQËSE | OBJEKTI | RELATORE | VENDIMI |
| 1. | GJYKATA E LARTË | 71000-00235-00-2026 | SHOQËRIA TREGTARE "AG.TCC" SHPK | Kërkojmë përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda dhe Albana Boksi, nga përbërja e Kolegjit Penal, që është caktuar të shqyrtojë rekursin e shoqërisë "AG.TCC" sh.p.k, ne ceshtjen penale 51091-00760-00-2025, e regjistruar në dt. 17.12.2025, e shpallur për gjykim në dt. 16.04.2026, ora 09.00, per shkak të mungeses se dukshme të paanesisë dhe shfaqjes së mendimeve ne arsyetimin e vendimit nr. 00-2025-955 (156), dt. 12.06.2025, te cilat paragjykojnë zgjidhjen e shkaqeve të rekursit duke cenuar garancinë kushtetuese për gjykim të paanshem në Gjykatën e Lartë. | ARBENA AHMETI | 1.Rrëzimin e kërkesës me nr.2011 prot, datë 30.03.2026 të paraqitur nga kërkuesi Shoqëria tregtare “AG.TCC” SHPK.
2.Një kopje e këtij vendimi ti komunikohet gjyqtarëve, Ilir Panda dhe Albana Boksi. |
TIRANË MË DATË 01.04.2026

Gjykata e Lartë