Në mbështetje të nenit 51 të ligjit nr. 96/2016, "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me rendin e ditës si vijon:
1. Zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës së Lartë
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë do t'i zhvillojë punimet në datë 5 Tetor 2026, ora 13.00 në Sallën e Mbledhjeve të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë