Sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit - Tiranë 2027

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Nisi sot në Tiranë sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, aktiviteti ndërkombëtar që paraprin organizimin e World Law Congress 2027 në Shqipëri.  

Ky event institucional i nivelit të lartë organizohet nga World Jurist Association, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve ligjore, akademike dhe ndërkombëtare.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, si dhe anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore.
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, si institucion bashkëorganizues i World Law Congress 2027, do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij forumi prestigjioz ndërkombëtar.

Në takimet e zhvilluara më herët me përfaqësuesit e World Law Congress, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka theksuar rëndësinë e këtij eventi global, duke nënvizuar se Shqipëria, si vend mikpritës, “do ta organizojë siç duhet, me përkushtim dhe standardet më të larta profesionale”.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al