Përfaqësuesit e Gjykatës së Lartë ndajnë eksperiencën e Shqipërisë në Kongresin Botëror të Ligjit

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Gjatë punimeve të Kongresit Botëror të Ligjit, përfaqësues të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë morën pjesë në disa panele tematike, duke kontribuar me ide dhe qasje bashkëkohore mbi sfida aktuale të së drejtës.

Nga njësia ligjore e Gjykatës së Lartë, ndihmësmagjistratet:
🔹 Alda Sadiku – Rregullat e juridiksionit përkundrejt zërit të fëmijës: Dilema e gjykatave shqiptare në ripërcaktimin e juridiksionit për t'i dhënë prioritet pjesëmarrjes dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, në panelin - “Sigurimi i aksesit të fëmijëve në drejtësi”
🔹 Iva Zemani – Aksesi në drejtësi për çështjet mjedisore/ Rasti i Shqipërisë, në panelin - “Ligji, ndryshimet klimatike dhe natyra”
🔹 Sonila Hoxha – "Përdorimi i provave nga rrjetet e kriptuara: Rasti Sky ECC në Shqipëri" në panelin - “Teknologjia, privatësia dhe siguria kibernetike”
Ndërsa Znj. Arta Vorpsi, PhD, Drejtore e Kabinetit pranë Kryetarit të Gjykatës së Lartë, moderoi panelin: 🔹“Dinjiteti njerëzor”, si edhe në panelin: 🔹“Drejtësia Kushtetuese në një perspektivë krahasuese II”, prezantoi temën: "Interpretimi kushtetues nëpërmjet aktivizmit gjyqësor të (pa)kontrolluar. Si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i përgjigjet përplasjeve politike përmes ndryshimeve informale kushtetuese" . 

Përkushtimi dhe niveli i lartë i paraqitjes së tyre pasqyruan denjësisht standardin profesional të Gjykatës së Lartë dhe angazhimin e saj për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve juridike ndërkombëtare.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al