
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
World Law Congress 2025 u përmbyll me sukses në Republikën Domenikane, duke bashkuar liderë botërorë në fushën e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.
Ishte një privilegj dhe përgjegjësi e veçantë për Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të marrë pjesë në këtë forum ndërkombëtar, ku ndamë përvojën tonë mbi reformat gjyqësore dhe sfidat e drejtësisë.
Takimi i radhës do të mbahet në Tiranë, në vitin 2027!
Shqipëria është gati të mirëpresë botën juridike me mikpritjen dhe profesionalizmin që e karakterizon.
Shihemi në Tiranë!
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al