Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në Kongresin Botëror të Ligjit – Santo Domingo 2025

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Gjyqtarët e Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë - Supreme Court of the Republic of Albania morën pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit, zhvilluar në Santo Domingo nga World Jurist Association, duke përfaqësuar vendin tonë në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të drejtësisë.

Gjatë punimeve të kongresit, ata u përfshinë në disa panele tematike me interes të gjerë, ku trajtuan çështje thelbësore për të ardhmen e shtetit të së drejtës dhe sistemit gjyqësor:
🔹 Ilir Panda – “Besa dhe përtej saj! Evolucioni i Dinjitetit Njerëzor në Jurisprudencën Shqiptare" në panelin - “Dinjiteti njerëzor”. 
🔹 Albana Boksi – "Lypja dhe keqtrajtimi i të miturve, përballë përgjëgjisë prindërore" në panelin - “Shteti i së drejtës brenda sistemit të së drejtës familjare”.
🔹 Asim Vokshi – "Evoluimi i modeleve të Rishikimit Kushtetues: Përvoja Shqiptare ndërmjet mbikëqyrjes së centralizuar dhe inovacionit gjyqësor" në panelin - “Rishikimi i kushtetutshmërisë së ligjeve”. 

Kontributet e tyre u pritën me vëmendje dhe vlerësim nga pjesëmarrësit, duke reflektuar angazhimin profesional dhe qasjen bashkëkohore të gjyqtarëve shqiptarë në debatin ndërkombëtar për drejtësinë.
Pjesëmarrja në këtë kongres përkon me përgatitjet për një tjetër moment të rëndësishëm: në vitin 2027, Tirana do të mirëpresë Kongresin Botëror të Ligjit, duke e kthyer Shqipërinë në një qendër të dialogut juridik global.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al