NJOFTIM PUBLIK PËR MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D NË DATËN 17.02.2026

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 17 shkurt 2026, ora 15.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

1.Diskutim mbi Relacionin e përgatitur nga Relatori për kandidatin Alaudin Malaj, i cili ka konkurruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës (Relatore Ornela Naqellari).

2.Diskutim mbi Relacionin e përgatitur nga Relatori për kandidaten Fatmira Luli, e cila ka konkurruar për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë (Relatore Klodiana Veizi).

3.Diskutim mbi Informacionin e dërguar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive dhe Konfliktit të Interesave, lidhur me ecurinë e dorëzimit të Deklaratave të Pasurisë dhe Interesave Private, të kandidatëve për pozicione të ndryshme në institucionet e drejtësisë.

4.Të tjera.