NJOFTIM PUBLIK PËR MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D NË DATËN 11.09.2025

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 11 shtator 2025, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

1- Kalimi në fazën e procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë;

2- Të tjera.