Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij, anëtarëve zëvendësues dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e mërkurë, datë 23.09.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 17.09.2026.
KED, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi:
- Lejimin e kandidadimit të z. Alban Toro, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025
- Lejimin e kandidimit të zj. Arta Vorpsi, e cila ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025.
- Lejimin e kandidimit të Arta Vorpsi, e cila ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025.
- Lejimin e kandidimit të z. Genci Gjoncaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025.
- Lejimin e kandidimit të z. Genci Gjoncaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025.
- Ndalimin e kandidimit të zj. Brunilda Bara, e cila ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në rubrikën dedikuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata e Lartë