Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 11.09.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 09.09.2025.
Në bazë të nenit 240 të Ligjit nr 115/ 2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, "Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturave për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë", Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vendosi të caktojë datën 16.09.2025, ora 13.00, për të zhvilluar intervistat si edhe testimin e gjuhës së huaj me kandidatët që kanë kaluar me sukses procesin e vlerësimit të kushteve ligjore dhe që vijojnë garën. Intervistat dhe testimi i gjuhës së huaj, do të zhvillohen pranë selisë së Gjykatës së Lartë.