• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 06.05.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi mori pjesë në punimet e Konferencës me temë “Të dhënat e hapura dhe inteligjenca artificiale” në kuadër të anëtarësisë së Gjykatës së Lartë në Rrjetin e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian me status vëzhguesi (nëntor 2016) dhe me ftesë të Presidentes së Rrjetit Znj. Bettina Limperg dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Suedisë Z. Anders Eka. Konferenca e këtij viti u oganizua në Stockholm, Suedi gjatë datave 5-7 maj.

Në këtë konferencë, e cila mbledh kryetarët e Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, u zhvilluan diskutime dhe u shkëmbyen përvoja lidhur me çështje të ndara në tre sesione përkatësisht: “Njohuritë e hapura dhe privatësia” & “Drejtësia e hapur dhe respektimi i drejtësisë dhe punës së gjyqësorit”, “Të dhënat e hapura dhe metodat e punës së Gjykatave të Larta”, “Respektimi i shtetit të së drejtës”.

Këto sesione janë referuar nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Austrisë Znj. Elisabeth Lovrek, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Sllovenisë Damijan Florjančič, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Irlandës Z. Donal O'Donnell dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë të Suedisë Z.Anders Eka.

 
 
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte