• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 03.03.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në prani të gjithë gjyqtarëve në detyrë të kësaj gjykate, ka miratuar më datë 24 shkurt 2022 vendimin “Për Miratimin e Rregullores së Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Kryetari në detyrë z.Sokol Sadushi, referuar nenit 7/ç, pika 3 dhe nenit 86, pika 5 të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe nenit 18 të Rregullores, do të thërrasë Mbledhjen e Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, ditën e martë, datë 15.03.2022, ora 13.00.

Për tu njohur me Rregulloren e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, klikoni këtu.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte