• 1
    gjykata e larte
  • 2
    Salle gjyqi
  • 3
    Salla e mbledhjeve te gjyqtareve
  • 4
    Salla e kolegjeve te bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 16.11.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, u takua të martën me z. Andrew Horn, Oficer i Programeve të zbatuara në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor nga Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit, Zyra për Evropën dhe Azinë (INL/EA) dhe z. John Kastning, Drejtor i INL-së pranë Ambasadës së SHBA në Shqipëri.

Z. Sadushi falenderoi projektin “Ulja e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimi i efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë”, mbështetur financiarisht nga INL, duke vlerësuar kontributin e deritanishëm në mbështetje të përpjekjeve që Gjykata e Lartë po bën për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë një ndikim serioz në jetën e qytetarëve shqiptarë në pritje të drejtësisë, duke i siguruar njëkohësisht përfaqësuesit e INL-së për një bashkëpunim sa më efektiv. Z. Sadushi theksoi se opinioni publik pret shumë prej gjykatës dhe ky bashkëpunim do të sjellë rezultate akoma më të mira, pasi volumi i çështjeve të prapambetura (backlog-u) ka nisur të ulet në numra të dukshëm.

Përfaqësuesit e INL-së falënderuan Gjykatën e Lartë për bashkëpunimin me Projektin dhe INL-në dhe theksuan se çdo arritje e projektit është simbol i bashkëpunimit të frytshëm me Gjykatën e Lartë.

Vazhdimi i përpjekjeve të përbashkëta për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura mbetet prioritet kyç për të rritur besimin e publikut.

 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte