• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 04.03.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, në 4 mars 2022, paraqiti raportin vjetor për veprimtarinë e saj gjatë 2021. Fokusi kryesor i këtij raporti ishte pasqyrimi i ecurisë së vendimmarrjes gjatë një viti mjaft dinamik sa i takon plotësimit të përbërjes së kësaj Gjykate me gjyqtarë këshilltarë ligjorë dhe staf ndihmës. Sfida kryesore gjatë vitit 2021, e cila do të mbartet edhe në vitet në vijim, mbetet koordinimi i masave organizative dhe institucionale në funksion të rritjes së efektivitetit të vendimmarrjes së kësaj Gjykate. Në raport u theksua nevoja e mëtejshme për shtim të stafit ndihmës kryesisht këshilltarë ligjorë, me qëllim përpunimin e sa më shumë çështjeve për vendimmarrje, pavarësisht numrit aktual të gjyqtarëve të kësaj Gjykate.

Masat organizative dhe administrative të ndërmarra nga Gjykata e Lartë përgjatë vitit 2021 kanë prodhuar efekte pozitive në veprimtarinë e saj, kanë sjellë përmirësimin e eficiencës së punës së strukturave dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve gjyqësore që i ofrohen publikut. Megjithëse norma e likuidimit të çështjeve për gjyqtar është 127%. Gjykata e Lartë është e ndërgjegjshme se përpunimi i shpejtë i stokut të madh të çështjeve do të marrë një kohë të konsiderueshme, nëse nuk shoqërohet me një sërë masash të tjera, të cilat janë sugjeruar në dokumentin e punës të përgatitur për këtë qëllim. (Plani i Veprimit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura)

Referuar statistikave të paraqitura në këtë raportvihet re një prirje e dukshme në rritje të vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë:Gjatë vitit 2021 janë gjykuar 144% më shumë çështje se në vitin 2020 (çështjet administrative të gjykuara janë rritur me 99%, çështjet civile me 232% dhe çështjet penale me 127%).

Kombinimi i parimit të shqyrtimit kronologjik (referuar kohës së regjistrimit të çështjes në Gjykatën e Lartë), me parimin e përparësisë (emergjencës), sipas kritereve të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore të Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me gjykimin me procedurë të përshpejtuar të çështjeve gjyqësore, po tregon efektet e veta.

Gjykata e Lartë shpreh besimin dhe angazhimin për të shfrytëzuar maksimalisht çdo mekanizëm dhe metodë efektive me qëllim arritjen e një rezultati më të dukshëm në uljen e stokut të çështjeve që do të evadohen në vitet në vijim. Rikthimi i besimit tek drejtësia mbetet sfidë për të gjithë sistemin e drejtësisë, veçanërisht për Gjykatën e Lartë dhe për këtë arsye të gjithë gjyqtarët, këshilltarët ligjorë dhe stafi administrativ janë të angazhuar të kontribuojnë edhe në vijim.

Analiza vjetore e performances së Gjykatës së Lartë 2021

 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte