• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 16.03.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në kuadër të një vizitë pune në Tiranë, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zj. Besa Ademi është takuar të mërkurën me Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi.

Zj. Ademi, ka vizituar Gjykatën e Lartë në kuadër të një takimi dypalësh mes dy gjykatave, ku është diskutuar në lidhje me rolin e rëndësishëm të Gjykatës së Lartë në sistemin gjyqësor, duke vleresuar për më tepër bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke vënë në plan të parë problemet e përbashkëta, si vende të cilat synojnë antarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sadushi, u shpreh se të dyja vendet i njohin problemet dhe sfidat e përbashkëta, më të cilat përballen për të ardhmen e tyre, duke theksuar se ky takim do të shërbejë për shkëmbimin e mendimeve rreth arritjeve dhe objektivave të synuara.

Sipas dy drejtuesve të Gjykatave të Larta, sistemet gjyqësore kanë problematika të ngjashme si vende fqinje. Bashkëpunimi duhet të jetë sa më konkret në mënyrë që të arrihen qëllimet e caktuara, veçanërisht në mirëfunksionimin e institucioneve, adoptimin e standardeve evropiane për një drejtësi e cila synon të ndryshojë perceptimin që publiku ka mbi gjyqësorin. Ata kanë bërë një prezantim të detajuar të aktivitetit të tyre të përditshëm, duke u bazuar në zbatimin dhe respektimin e Kushtetutës, ligjeve përkatëse, frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vullnetit për të vepruar dhe reaguar pozitivisht ndaj çështjeve të ndryshme.

Delegacioni i Gjykatës së Lartë te Maqedonisë së Veriut i përbërë nga gjyqtarët Zj. Snezhana Bajllozova, Zj. Cvetanka Periq, Zj. Mirjana Llazarova dhe Z. Shpend Devaja, është pritur në takim edhe nga anëtarët e Gjykatës së Lartë Z. Ilir Panda dhe Z. Ervin Pupe.

 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte