• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 14.06.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Mykolas Romeris Institute, organizuan në Tiranë në datat 13-14 Qershor 2022, Konferencën Ndërkombëtare me temë: "Modeli i përzgjedhjes, vlerësimit dhe promovimit të gjyqtarëve: Cilat kompetenca dhe aftësi kanë rëndësi? Praktikat dhe tendencat më të mira".

Në këtë konferencë u diskutua mbi sistemet e ndryshme të karrierës gjyqësore, duke filluar nga modeli shqiptar, sfidat, praktikat dhe metodat e avancuara ndërkombëtare në këtë drejtim, si edhe çështje që lidhen me pritshmëritë e publikut për gjyqtarët si profesionistë dhe individë të shoqërisë.

Dita e parë e Konferencës i’u dedikua procedurës së përzgjedhjes, emërimit dhe vlerësimit të gjyqtarëve. Panelistët trajtuan tema të tilla si: qëllimi i modelit shumëdimensional të kompetencave që duhet të vlerësohen gjatë procedurave të përzgjedhjes, vlerësimit dhe ngritjes në detyrë të gjyqtarëve dhe mënyrat sesi funksionon ky model; prezantimi i praktikave më të mira ndërkombëtare të përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve, përfshirë eksperiencën shqiptare në këtë drejtim; etj.

Gjatë ditës së dytë të punimeve, konferenca trajtoi tema mbi Etikën Gjyqësore dhe Promovimin e Gjyqtarëve. Pjesëmarrësit përcollën mesazhe të rëndësishme mbi kontributin e shoqërisë civile dhe akademike në rritjen e aksesit në drejtësi dhe besimit të publikut në sistemin gjyqësor, si edhe promovimin e gjyqtarëve në gjykatat më të larta ose pozitat drejtuese duke sjellë praktikat dhe tendencat më të mira të identifikuara në kuadër të këtij projekti.

Projekti "Portreti i një gjyqtari" financohet nga Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia përmes Fondit të Granteve të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) dhe Norvegjisë për Bashkëpunim Rajonal.

Programi i konferencës dhe pjesëmarrja

 

 
 
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte