• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 24.05.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, me kërkesë të Zëvendëskryetarit të saj z. Sokol Sadushi, u anëtarësua me statusin e anëtarit të asociuar, në Shoqatën e Këshillave të Shtetit dhe Juridiksioneve të Larta Administrative të Bashkimit Evropian (ACA Europe).Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të këtij organizmi me fokus gjykimin administrativ, u zhvilluan në datat 23-24 maj, ku në to mori pjesë edhe Zëvendëkryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, i ftuar nga Presidenti i Këshillit të Shtetit të Republikës së Italisë, njëherazi dhe Presidenti i ACA Europe, Franco Frattini.

Z. Frattini priti gjithashtu në një takim të posaçëm Z. Sadushi, me të cilin shkëmbeu mendime mbi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit sa më të afërt dhe të plotë të Shqipërisë në BE, një nga kushtet e së cilës është edhe garantimi i një sistemi gjyqësor efektiv dhe profesional.

Zëvendëskryetari Sadushi përshëndeti Mbledhjen e Përgjithshme të ACA-Europe, si dhe shprehu mirënjohje dhe vlerësim për pranimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ne rrethine ACA-Europe.

 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte