• 1
    gjykata e larte
  • 2
    Salle gjyqi
  • 3
    Salla e mbledhjeve te gjyqtareve
  • 4
    Salla e kolegjeve te bashkuara

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 04.05.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Me kërkesë të Ambasadorit të Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci, në datë 4 maj, u zhvillua takimi me Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi.


Qëllimi i këtij takimi ishte përcjellja e ftesës zyrtare të Kryetarit të Këshillit të Shtetit të Italisë, z. Franko Fratini, për pjesëmarrjen në Shoqatën e Gjykatave të Larta Administrative të Bashkimit Evropian. Kjo ftesë vjen si rezultat i kërkesës së paraqitur nga ana e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë për anëtarësim në këtë forum, i cili është mirëpritur nga Komiteti Drejtues i saj, duke pranuar Gjykatën e Lartë të Shqipërisë me statusin e vëzhguesit.


Z. Sadushi ia përcolli Ambasadorit falenderimet dhe vlerësimet e tij për këtë ftesë duke e siguruar për rëndësinë e saj dhe angazhimin për të përfaqësuar denjësisht Gjykatën e Lartë në këtë forum mjaft të rëndësishëm për gjykimin administrativ në Evropë.


Ambasadori Italian në Tiranë u shpreh se marrëdhënia miqësore që ka Shqipëria dhe Italia prej shumë vitesh, ka bërë të mundur bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm, mes dy vendeve në fushën e drejtësisë. Z. Bucci e quajti takimin me Zëvendëkryetarin e Gjykatës së Lartë të frytshëm duke theksuar se Italia ndjek me interes dhe mbështet me vendosmëri krijimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe kontribuon në anëtarësimin e tyre në forumet ndërkombëtare dhe Evropiane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte