VENDIM I KOLEGJIT ADMINISTRATIV PËR NISJEN E PROCEDURËS SË NJËSIMIT - 04.02.2026

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në datën 04.02.2026, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen administrative nr. 35008-00053-00-2026 akti, që u përket palëve: Kërkues: Gjykata Administrative e Apelit, Objekti: Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore, Baza Ligjore: Nenet 13, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, në çështjen administrative me palë: Kërkues: F. B.,  Person i Tretë: Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes, Bashkia Korçë, Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskrimini, me pjesëmarrjen e Avokaturës së Shtetit dhe Objekt: Ndihmë juridike dytësore. 

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 58 dhe 62/a të ligjit nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” (i ndryshuar), në përfundim të shqyrtimit, vendosi: 
Kalimin e çështjes administrative nr.35008-00053-00-2026 akti për shqyrtim në seancë gjyqësore nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga 5 gjyqtarë. Çështja që shtrohet për njësim është:

  •  Cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës për dhënien e ndihmës juridike dytësore, sipas ligjit nr.111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, kur çështja në themel ndodhet për gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit ose në Gjykatën e Lartë. 

 

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në datë 17.03.2026,ora 11:00