NJOFTIM - VENDIM PËR NJËSIM TË PRAKTIKËS GJYQËSORE - 23.9.2026

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, në datë 23.09.2026, çështjen administrative nr. 31003-00684-2019  akti, që u përket palëve: Paditës: S. D., E Paditur: Bashkia Fier, Objekti: “Kërkoj shpërblimin e drejtë të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme e palës së paditur në pronën time, tokë truall me sipërfaqe totale 36.8 m² dhe prishjen e murit të dyqanit me sipërfaqe ndërtimore 8m²”.  

Baza Ligjore: Neni 7 gërma b) e ligjit nr. 49/2012  “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Në seancën gjyqësore, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 12, pika 3, dhe në nenin 62/a të ligjit nr.49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” (i ndryshuar), vendosi: 

Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore në datë 03.11.2026, ora 10:00, me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtar, me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore.

Pyetjet e shtruar për njësimin e praktikës gjyqësore në gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative:

  • Cila është natyra juridike e kërkimit të pronarit për kundërvlerën e pasurisë së marrë de facto nga organi publik për realizimin e një vepre me interes publik, pa u kryer procedura ligjore e shpronësimit parashikuar nga ligji nr.  8561, datë 22.12.1999, i ndryshuar?
  • Në varësi të natyrës juridike sipas pyetjes së parë, a i nënshtrohet parashkrimit shues padia për përfitimin e kundërvlerës së pasurisë së shpronësuar de facto dhe, në rast se po, cili është afati ligjor i zbatueshëm?

Palët ndërgjyqëse të njoftohen për kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore.