Njoftim për shtyrjen e shqyrtimit të çështjeve administrative të datës 04.12.2025

NJOFTIM:

Çështjet administrative të shpallura për shqyrtim në datën 04.12.2025, me gjyqtare relatore Arbena Ahmeti, si më poshtë, bazuar në vendimin me nr.16, datë 27.11.2025 të Këshillit të Gjykatës së Lartë do të shqyrtohen në datën 22.12.2025, me përbërjen e trupit të ndryshuar. 

Njoftimi për trupën e ndryshuar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, sipas ligjit procedural. 

LISTA E ÇËSHTJEVE ADMINISTRATIVE

PËR  SHQYRTIM NË  DHOMË KËSHILLIMI,  

KOLEGJI ADMINISTRATIV 

TRUPI GJYKUES:

ARBENA AHMETI

ASIM VOKSHI 

ENKELEJDA METALIAJ (SOFTA)                               

DATË  4 DHJETOR 2025

NRRRETHINR. AKTPALËT NDËRGJYQËSEOBJEKTIRELATOREORA
1.TIRANË31003-00019-00-2019

FATMIR SUPARAKU Kundër

 AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,

AVOKATURA E SHTETIT.

Kundershtimi i vieresimit financiar te ATP ne lidhje me vendimin nr. 642/2 prot, dt.13.09.1996 te ish KKKP ish pronareve prane Bashkise Elbasan, per subjektin e shpronesuar Hysen Reshit Hoxha (Suparaku), shpallur ne Buletinin Zyrtar nr. 25, dt.11.06.2018. Detyrimin e pales se paditur te rivleresoje dhe te kompesoje trashegimtaret e subjektit te shpronesuar Hysen Reshit Hoxha (Suparaku).

 

(Kjo çështje i përket kategorisë prioritare)

A.AHMETI

 

11.50
2.TIRANË31003-00152-00-2019

ENDRI KOTHERJA Kundër

 AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,

AVOKATURA E SHTETIT.

Kundershtimin e vleresimit te njeanshem financiar si antikushtetues, ne kundershtim me parimet e te drejtes dhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe lirive Themelore ratifikuar me ligjin nr.8137, dt.31/07/1996 dhe Protokollin nr.1, neni 1 i KDENJ-se, jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut Strasburg te realizuar nga ATP per vendimin e AKKP prane Bashkise Elbasan etj.

 

(Kjo çështje i përket kategorisë prioritare)

11.55
3.TIRANË31003-00163-00-2019

LIRIJE FORTUZI 

Kundër

AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,

 AVOKATURA E SHTETIT PRANË MINISTRISË SË DREJTËSISË.

Shfuqizimin e vleresimit te bere nga ATP per vendimin e siperpermendur si te ezauruar. Detyrimin e permbushjes nga ana e paditur te se drejtes se fituar per kompensimin e siperfaqes truall te vendimit nr.537, dt.18/04/1996, dhene ne ish-KKKP, Bashkia Tirane ne nje nga menyrat qe percaktonte ligji i kohes sipas pjeseve takuese te cdo bashkepronari.

 

(Kjo çështje i përket kategorisë prioritare)

12.00
4.TIRANË30002-00691-00-2025

SHABAN ELEZI 

Kundër
INSTITUTI I EKZEKUTIMIT TE VENDIMEVE PENALE KUKES,
DREJTORIA E PERGJITHSHME E BURGJEVE,

AVOKATURA E SHTETIT.

Detyrimin e palës së paditur që të paguajë për palën paditëse dëmshpërblimet si më poshtë: 1. Për zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, me 12 (dymbëdhjetë) paga mujore. 2. Për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës, me 3 (tre) paga mujore. 3. Për mosrespektim të procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës, me 2 (dy) paga mujore. 4. Për pushimet vjetore të pamarra, me 1 (një) muaj paga. 5. Shpërblim për vjetërsi pune, me 6 (gjashtë) paga mujore, etj.

 

(Kjo çështje i përket kategorisë prioritare)

11.40
5.TIRANË31001-00678-00-2025

AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE 

Kundër
PERMBARUES GJYQESOR PRIVAT HAXHI ISMAILI,
SHOQËRIA PERMBARIMORE "3H" SHPK, 

AVOKATURA E SHTETIT.

Kundershtimi i veprimeve permbarimore, shfuqizimin/ndryshimin e vendimit nr. 379/5 prot., dt. 01.03.2018 te Permbaruesit Gjyqesor Privat z. Haxhi Ismaili, per vendosjen e sekuestros mbi kredite, ne masen 68,024,00 leke. Shfuqizimin e ketij vendimi sa i takon detyrimit te Agjencise se Trajtimit te Pronave, te paguaje shumen 68,024.00 leke, si tarife permbarimore per ekzekutimin e vendimit nr. 4297, date 21.07.2014, te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare, Tirane. Ndryshimin e kesaj shume ne shumen 33,809.00 leke si tarife permbarimore e papaguar nga ana e ATP.

 

(Kjo çështje i përket kategorisë prioritare)

11.45
6.

TIRANË

 

31003-00220-00-2022

(TRASHËGIMTARËT E TË NDJERIT RAMADAN KETA)

 

MENTOR KETA,

BIBE KETA, 

AVNI KETA, 

NADIRE BASHA, 

LIME BEDOLLI, MUHARREM KETA, KRISTOFOR KETA, BEDRI KETA,

 ZYRA DAMA 

Kundër

 AGJENCIA E TRAJTIMIT TE PRONAVE, TIRANË,

AVOKATURA E SHTETIT.

 

 

Ndryshimin e vleresimit financiar, publikuar me 2 Shtator 2019 nga e paditura ATP per 147.600 leke, e cila nuk perkon me siperfaqen prej 36145 m2, percakuar ne vendimin nr. 34, date 19.02.1996, duke kerkuar edhe diferencen prej 2139 m2 (3615 - 1476=2139) te pavleresuar. Siperfaqja e pretenduar ne total vleresohet sipas zerit kadastral "Toke truall". Kompensimi fizik te na kthehet ne truallin e lire brenda kontureve te prones se njohur.

 

(Kjo çështje i përket kategorisë prioritare)

“ 

11.25

 

 

 

7.SHKODËR31003-02218-00-2018

PJETËR GJURA 

Kundër

 DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE SHKODËR,

AVOKATURA E SHTETIT.

Shfuqizimin e aktit administrativ vendim nr.310, dt.04/06/2014 me nr.1567 prot., te Deges se Perfitimeve prane DRSSH SHkoder persa i perket kerkeses se paditesit per rishqyrtim pensioni dhe konkretisht periudhen 03/03/2009 - 25/05/2012. Detyrimin e pales se paditur per te lidhur pensionin nga dita qe me ka lindur kjo e drejte.11.30

TRUPI GJYKUES:

ARBENA AHMETI

ASIM VOKSHI

GENTIAN MEDJA                

DATË  4 DHJETOR 2025

NRRRETHINR. AKTPALËT NDËRGJYQËSEOBJEKTIRELATOREORA
8.TIRANË31003-00153-00-2019

MUHAMET ZAJA,

MAHMUT ZAJA,

NAXHIJE KATROSHI (ZAJA),

SUZANA ZAJA

 Kundër

 AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,

MINISTRIA E DREJTËSISË,

AVOKATURA E SHTETIT.

Ndryshimi i vleresimit te ATP per pasurine me sip. 88,860 m2 e ndodhur ne fshatin Babrru te Komunes Paskuqan, Rrethi Tirane.

 

 

 

(Kjo çështje i përket kategorisë prioritare)

A.AHMETI

 

12.05
9.TIRANË31003-00133-00-2023

TRASHËGIMTARËT E RAMAZAN SHEHI DHE DHURATA SHEHI:

 

ENKELEIDA SHEHI,

SHPETIM SHEHI,

BASHKIM SHEHI,

BESNIK SHEHI,

ENVER SHEHI,

FATMIR SHEHI,

LULIETA SHEHI,

NAXHIJE GJINIKA

 Kundër

AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,

AVOKATURA E SHTETIT.

Kundershtimin e vendimit te vleresimit monetar te vendimit nr. 158 te KKKP d.t 1.109.1998, te publikuar ne Buletinin e Njoftimeve Zyrtare nr. 37, dt. 24.09.2018, e perllogaritur ne vleren 715,718,45 leke, per siperfaqen 26/5 dyn dhe 100 rrenje ullinj. Vleresimi financiar te jete sipas tregut aktual.

 

(Kjo çështje i përket kategorisë prioritare)

 

11.20
10.

TIRANË

 

31003-00440-00-2018

BILBIL MYKAJ

 Kundër

 DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË,

AVOKATURA E SHTETIT.

Detyrimin e pales se paditur DRSSH Tirane per te ndryshuar vendimin e percaktimit te mases se pensonit te parakohshem per vjetersi sherbimi, percaktuar masen e tij sipas nenit 11 germa a, b.

 

11.35

TIRANË MË DATË 04.12.2025

 

 

 

 

NJOFTIM 

-Çështjet e shpallura për shqyrtim në datën 04.12.2025, me gjyqtare relatore Enkelejda Metaliaj (Softa), si më poshtë, të cilat kanë qenë të shpallura me anëtar gjyqtar Asim Vokshi, nuk do të zhvillohen për mosformim trupi gjykues, duke qenë se gjyqtari Asim Vokshi është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. 

-Bazuar në vendimin me nr. 16, datë 27.11.2025 të Këshillit të Gjykatës së Lartë,  këto çështje do të shqyrtohen me trup gjykues të ndryshuar në datën 22.12.2025, dhe lista e shqyrtimit të çështjeve me trupën e ndryshuar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, sipas ligjit procedural.

LISTA E ÇËSHTJEVE ADMINISTRATIVE

PËR SHQYRTIM NË DHOMË KËSHILLIMI

KOLEGJI ADMINISTRATIV

TRUPI GJYKUES

ENKELEJDA METALIAJ (SOFTA)

ASIM VOKSHI

ARBENA AHMETI

DATË: 4 DHJETOR 2025

NRRRETHINR. AKTIPALËT NDËRGJYQËSEOBJEKTIRELATORIORA
1.TIRANË31003-01192-00-2018

SHOQËRIA "GEOTEC ALBANIA BRANCH" SHPK

Kundër

AGJENCIA KOMBETARE E BURIMEVE NATYRORE, (AKBN), DREJTORIA E HIDROKARBUREVE,

DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE,

DREJTORIA RAJONALE TATIMORE TIRANE,

AVOKATURA E SHTETIT

Detyrimin e AKBN për nxjerrjen e vërtetimit për përjashtimin nga TVSH per periudhën 2010-2014 të Shoqërisë "Geotec Albania Branch" sh.p.k.

E.METALIAJ (SOFTA)

 

12.40
2.TIRANË31001-01658-00-2019

BUJAR PETJA

Kundër

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE,

AVOKATURA E SHTETIT

Shfuqizimin e Aktit Administrativ, vendimit nr. 598 prot, dt. 24.07.2015 të Komisionit të Disiplinës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kthimin në pozicionin e mëparshëm të punës, Inspektor i dytë në Sektorin e Verifikimit në Terren në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Tatimpaguesit të Mëdhenj, Tiranë. Dhënien e të gjitha pagave prej datës së shkëputjes e në vijim deri në rifillimin e punës.12.45
3.SHKODËR31003-01711-00-2019

ORELA TAHIRI

Kundër

AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS, TIRANË (ish ZYRA QËNDRORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË),

AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS, DREJTORIA VENDORE SHKODËR (ish ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TË PALUAJTSHME SHKODËR)

Shfuqizimin tërësisht të aktit administrativ, urdhëri 144, dt.10/03/2015 i Kryeregjistruesit. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Shkodër të më paguajë mua paditëses si dëmshpërblim pagën e 12 muajve pune për shkak të zgjidhjes së menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës, pagën e 2 muajve për shkak të mosrespektimit të procedurës etj.12.50
4.VLORË31003-01745-00-2019

BAJAME MANAJ

Kundër

BASHKIA ROSKOVEC

Detyrimin e palës së paditur për të dëmshpërblyer paditësen me 3 paga për mosrespektimin e afateve të njoftimit, detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen me pagën e 2 muajve për mosrepektimin e procedurave, me pagën e 12 muajve për zgjidhjen e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara të marrëdhenies së punës.....12.55
5.GJYKATA ADMINISTRATIVE E APELIT31003-01764-00-2019

HYSNI ÇIPURI,

VELI ÇIPURI

kundër

AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,

AVOKATURA E SHTETIT,

FETAH ÇIPURI,

ZIJA ÇIPURI

Kundërshtimi i vlerësimit financiar në vlerën prej 9.299.773 lekë me përfundimin nga ATP se subjekti i shpronësuar quhet i kompensuar të kryer nga ATP për vendimin nr.72, dt.23/02/1998 të ish KKP, Bashkia Dibër, në emër të subjektit të shpronësuar Musa Cipuri, trashëgimtarëve të tij, për pronën e njohur për kompensim me sipërfaqe prej 812 m² etj.....

13.00

 

 

6.TIRANË31003-00774-00-2025

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Kundër

SHOQËRIA "EGNATIA-RADIO TV KABELL" SHPK (OSHMA TV KABLLOR EGNATIA),

AVOKATURA E SHTETIT

Detyrimin e palës së paditur për të paguar detyrimet financiare kundrejt AMA-s në shumën prej 4.055.000 (katër milione e pesëdhjetë e pesë mije) lekë. Shpenzimet gjyqësore palës së paditur.

 

Çështje e cila i përket kategorisë prioritare, rekurs i veçantë ndaj vendimit të mospranimit të rekursit.

13.05
  7.GJYKATA E LARTË77105-00073-00-2025

KËRKUES

ERVIS BARJAMAJ

 

 

Në çështjen me palë:

Ervis Barjamaj

Kundër

Shkolla e Magjistraturës,

Këshilli i Lartë Gjyqësor,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave në gjykimin e cështjes administrative pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për gjykimin e ankimit ndaj vendimit nr. 3285, dt. 30.09.2024, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, objekt ankimi "Prishje e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe pranimin e padisë".13.10
8.GJYKATA ADM. E APELIT31003-01262-00-2018

ALBERT XHELAJ,
ARBEN NASKA 

kundër
GURI HYSKAJ 
SOVITA SERAJ 
ALEKSANDER KAPLLANI,

ALBAN KOCI,
KRENAR DERAJ,
HAMZA TERVOLI,
MYSTEHAK DERAJ,
AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS, TIRANË (ish DREJTORIA QENDRORE E ALUIZNIT TIRANË),
AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS, DREJTORIA VENDORE VLORË (ISH DREJTORIA RAJONALE E ALUIZNIT VLORA 1),
BASHKIA VLORË,

AVOKATURA E SHTETIT

Detyrimin e palëve të paditura Aluizni Vlorë Drejtoria Nr.1 si dhe Drejtoria Qendrore e Aluiznit Tiranë për të bërë përjashtimin nga procesi i legalizimit për objektet e vetdeklaruara në lidhje me personat e tretë të thirrur ne gjykim etj. Pavlefshmëri e lejes së legalizimit nr.5287, dt.10/03/2011 lëshuar në emrin e shtetasit Hamza Tervoli dhe lejes së legalizimit nr.6923, dt.15/06/2011 ne emër të Aleksandër Kapllani.13.15
9.GJIROKASTËR31003-01339-00-2018

KRISTO PAPA

Kundër

AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS, TIRANË

( ish ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË)

AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS, DREJTORIA VENDORE SARANDË (ish ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TË PALUAJTSHME SARANDË),

AVOKATURA E SHTETIT

Anullimin e urdhërit nr.163, dt.15/02/2011 të ZQRPP Tiranë si të pabazuar në ligj. Anullimin e urdhërit nr.2591, dt.04/10/2010 të ZVRPP Sarandë si të pabazuar ne ligj. 

Detyrimin e palës së padiitur të më regjistrojë lejen e shfrytëzimit për objekti "godinë banimi dhe sherbimesh" ne bllokun "Pjesa e sipërme e qytetit", parcela nr.18/2 sipas dokumentave që shoqërohen me shkresën nr.1154 prot., dt.22/07/2010 etj

13.20
10.TIRANË31003-01825-00-2018

LULËZIME BASHO

Kundër

SHËRBIMI SOCIAL SHTETËROR,

QENDRA KOMBËTARE E TRAJTIMIT TË VIKTIMAVE TË DHUNËS NË FAMILJE

Konstatimin e pavlefshmërisë së akteve administrative shkresës Nr. 639/1 Prot, dt. 25.04.2013 "Mbi lirim nga puna". Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejeë paditësin me pagën e një viti pune për shkak të zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës. 13.25
11.VLORË31003-02021-00-2018

AQIF LLESHI

Kundër

DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE BERAT,

AVOKATURA E SHTETIT

 

Detyrimin e palës së paditur DRSSH Berat për rillogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas parashikimeve të nenit 11 te ligjit nr.8087, dt.13/03/1996 i ndryshuar, detyrimin e palës së paditur të paguajë diferencat midis mases së pensionit të rillogaritur si me sipër dhe pensionit të tërhequr nga dt.01/01/2005 deri në dt.01/07/2009.

13.30

 

 

12.GJYKATA E LARTË77105-00076-00-2025

KËRKUES

KUJTIM DOKU

 

Në çështjen me palë:

Kujtim Doku

Kundër

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave të gjykimit nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë të cështjes dhe urdhërimin e kësaj gjykate, të përshpejtojë shqyrtimin e saj brenda afatit të arsyeshëm ligjor.13.35
 13.DURRËS31003-00160-00-2025

AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS DREJTORIA VENDORE DURRËS

Kundër

SERVET MUÇA,

MYNEFE MUÇA,

ARJAN MUÇA,

VALENTIN MUÇA,

BASHKIA DURRËS,

AVOKATURA E SHTETIT

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të plotë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr. 657, datë 10.03.1997, dhënë z Servet Muca, fshati Sukth i Ri, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës, në parcelën me nr.47. ZK. 1925, me sipërfaqe 9.600 m² dhe anulimin e tij.....

 

Çështje e cila i përket kategorisë prioritare, ankim i veçantë ndaj vendimit të mospranimit të rekursit.

 

13.40