INFORMACION I ÇËSHTJEVE PENALE, DATË 16.01.2026

Shënim: Brenda tre ditëve nga arsyetimi, vendimi u komunikohet palëve, nëpërmjet shpalljes në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë dhe me njoftim individual kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat elektronike të kontaktit.

PËRFUNDIMI I ÇËSHTJEVE PENALE

PËR SHQYRTIM NË DHOMË KËSHILLIMI   

KOLEGJI PENAL

TRUPI GJYKUES

ILIR  PANDA

SOKOL  BINAJ

SANDËR  SIMONI

DATË 16 JANAR 2026

NR.RRETHINR. AKTIPALËT NDËRGJYQËSEBAZA        LIGJORERELATORIVENDIMI
1.DURRËS70003-00649-00-2025KRESHNIK BUDLLA (ALIAS SOKOL FARRUKU KOCI)Konventa Evropiane e Ekstradimit e vitit 1957; marreveshja ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Italis, si "Shtese e Konventes Evropiane mbi Ekstradimin e 13 Dhjetorit 1957 dhe Konventes Evropiane per Ndihme Juridike dhe Ceshtjeve penale te 20 Prill 1959; Neneve 489 e vijues te K.Pr.Penale; Ligji nr. 10193, dt. 03.12.2009 "Per marredheniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja ne Ceshtjet Penale".S.BINAJ

Prishjen e vendimeve nr. 356, datë 19.03.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe nr. 1408 (30-2025-4859), datë 05.06.2025, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 

 

Pushimin e gjykimit të çështjes, lidhur me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: “Miratimin e Ekstradimit nga Shqipëria në Itali, të shtetasit shqipëtar Kreshnik Budlla alias Sokol Farruku (Koçi) i biri i Reshit dhe i Xhixhe, i datëlindjes 28.04.1974, lindur në Shijak dhe banues në fshatin Armath Manëz, Durrës”, mbi bazën e kërkesës së autoritetit gjyqësor të shtetit Italian, për ekzekutimin e vendimit/urdhërit të gjyqtarit për hetimet paraprake, pranë Gjykatës së Brescias, Itali nr. 12042/2020 RGNR 5352/2021RI GIP, datë 29.08.2024, që ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për kryerjen e veprave penale "Pjesëmarrje në organizatë me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike" dhe "Përdorimi i parave me prejardhje të paligjshme" të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Revokimin e masës së sigurimit "Arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj shtetasit Kreshnik Budlla alias Sokol Farruku (Koçi), nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. (11-2024-23) 8, datë 07.01.2025, për efekt të ekstradimit drejt Italisë.

Një kopje e këtij vendimi të dërgohet në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. 

Të njoftohet Prokuroria e Përgjithshme dhe rekursuesi për këtë vendim.