Zhvillohet Mbledhja e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

U zhvillua të enjten në Tiranë, Mbledhja e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm reflektimi, bashkimi dhe përgjegjshmërie për trupën gjyqësore të vendit.

Gjyqtarët e të gjitha niveleve shprehën dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të kolegut të tyre, gjyqtarit Astrit Kalaja, dhe miratuan një deklaratë të përbashkët, nëpërmjet së cilës përcillet  qartë qëndrimi i trupës gjyqësore ndaj nevojës urgjente për siguri në ushtrimin e detyrës, respekt institucional dhe forcim të sistemit të drejtësisë.

Disa nga fjalët e mbajtura nga gjyqtarët në mbledhje:
• Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë; (lexo këtu)
• Iliba Bezat, Zëvendëskryetare e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; (lexo këtu)
• Ardian Dvorani, Zëvendëskryetar i Gjykatës Administrative të Apelit; (lexo këtu)
• Saida Dollani, Zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 
• Gerd Hoxha, Zëvendëskryetar i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë; (lexo këtu)
• Erjon Bani, Zëvendëskryetar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (lexo këtu)

Mesazhet e përcjella gjatë fjalimeve dhe diskutimeve të gjyqtarëve pjesëmarrës u pasqyruan në Deklaratën e Gjyqtarëve të Republikës, duke theksuar vendosmërinë që drejtësia të mos përkulet, të ushtrojë funksionet e saj me guxim e integritet dhe domosdoshmërinë e veprimeve konkrete institucionale për garantimin e sigurisë në gjykata dhe respektimin e pavarësisë gjyqësore.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al