
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, priti sot Drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit Botëror të Ligjit, znj. Angela Montoya, me të cilën bisedoi mbi organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 (World Law Congress), që do të zhvillohet në Shqipëri.
Z. Sadushi theksoi rëndësinë e këtij eventi global, duke nënvizuar se Shqipëria, si vend mikpritës, “do ta organizojë siç duhet, me përkushtim dhe standardet më të larta profesionale”. Ai shtoi se Gjykata e Lartë, si institucion bashkëorganizues, “do të japë kontributin maksimal për suksesin e këtij Kongresi”.
Znj. Montoya vlerësoi përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kongresin e fundit në Santo Domingo dhe theksoi se Shqipëria u përzgjodh mes disa vendeve kandidate për shkak të profesionalizmit dhe angazhimit të treguar, duke shprehur besimin se Kongresi 2027 do të jetë një organizim i shkëlqyer me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.
Kjo ngjarje që do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare të drejtësisë.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al

Gjykata e Lartë

