
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 05.10.2026 procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj gjykate.
Procedura e votimit u zhvillua në përputhje me nenin 51 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nenin 26, pika 1, të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe vendimin nr. 485, datë 21.09.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”.
Në përfundim të votimit, z. Ilir Panda u zgjodh Kryetar i Gjykatës së Lartë me 14 vota pro. Mandati i tij fillon më datë 19 tetor 2026, pas përfundimit të mandatit të Kryetarit aktual të Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al

Gjykata e Lartë