
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Ne gjyqtarët e kuptojmë se roli i gjykatës në zhvillim nuk është vetëm zbatimi i ligjit, por edhe interpretimi i tij në dritën e parimeve të gjera të të drejtave të njeriut.” - Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Në kuadër të anëtarësisë në ACA-Europe, Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, prezantoi kuadrin ligjor dhe jurisprudencial shqiptar në Konferencën e organizuar nga ACA-Europe dhe Gjykata e Lartë Administrative e Finlandës.
Në fjalën e tij, Kryetari Sadushi theksoi rëndësinë e dialogut gjyqësor ndërmjet gjykatave të larta administrative dhe GjEDNJ-së, si një mekanizëm kyç për forcimin e mbrojtjes së të drejtave themelore, rritjen e besimit të publikut tek drejtësia dhe harmonizimin e sistemit tonë me standardet evropiane, veçanërisht në çështjet që lidhen me migracionin e paligjshëm dhe mbrojtjen e mjedisit
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al