Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 30 korrik 2025, ora 14.30, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
- Vijimi i procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit të z. Denar Biba, në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë.
- Të tjera.