NJOFTIM PUBLIK PËR MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D NË DATËN 20.06.2024

Bazuar në nenin 239/1 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregullores së brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 20.06.2024, ora 13.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

1. Prezantimi dhe diskutime mbi amendamentet në ligjin nr. 116/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

2. Diskutimi i përgjigjeve të KLGJ lidhur me:

– çështjen e programit kompjuterik për caktimin e relatorëve të KED;

– financimin e faqes zyrtare të KED.

3. Të tjera.