NJOFTIM PUBLIK PËR MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D NË DATËN 17.06.2025

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 17 Qershor 2025, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

  1. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Asim Vokshi, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë (relatore E. Vlora); 
  2. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Alban Toro, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë (relatore E. Vlora);
  3. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Florjan Ballhysa, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë (relatore E. Vlora);
  4. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidaten Naureda Llagami, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë (relatore E. Vlora); 
  5. Mbi ndërprerjen e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidaten Nurihan Meta (Seiti), e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi (relatore E. Vlora);
  6. Të tjera.