Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 10 korrik 2025, ora 13.30, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
1. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Denar Biba, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë;
2. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidaten Genta Tafa, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë;
3. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Lulzim Hamitaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë;
4. Të tjera.