NJOFTIM MBI MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D. TË DATËS 29.06.2026

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 29 qershor 2026, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

1. Njohja dhe trajtimi me procesin e verifikimit të secilit prej kandidatëve që kanë konkurruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. 
2. Diskutim mbi mënyrën e procedimit për përfundimin e procesit të verifikimit të kandidatëve. 
3. Të ndryshme.