MBLEDHJA E RADHËS E K.E.D. DATË 30.07.2025

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e mërkurë datë 30.07.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 29.07.2025.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatori lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatin, vendosi:

Të njoftojë kandidatin z. Denar Biba për gjetjet në lidhje me kriterin e pasurisë. T'i lihet afat kandidatit për të dërguar parashtrime me shkrim të shpjegimeve të tij dhe dokumentacion përkatës, deri në datën 8 gusht 2025.