Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 30 mars 2026, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
1. Vazhdimi i diskutimeve lidhur me kandidaturën e zj. Fatmira Luli, e cila kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë.
2. Vazhdimi i diskutimeve lidhur me kandidaturën e z. Alaudin Malaj, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës.
3. Vazhdimi i diskutimeve lidhur me kandidaturat e z. Roland Ilia dhe z. Lulzim Hamitaj, që kandidojnë për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës, për paraqitjen e deklaratës së pasurisë dhe konfliktit të interesit në ILDKPKI.
4. Të ndryshme.

Gjykata e Lartë