Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e martë, datë 29.04.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 24.04.2025.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatori lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi:
Ndalimin e kandidimit të kandidates për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, zj. Nertila Sadedini, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë.
Vendimi i zbardhur do të publikohet i arsyetuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të njoftohet sapo të vendoset.