Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij si dhe të përfaqësuesve të ftuar në përputhje me pikën 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi të martën, më datë 16.12.2025, mbledhjen e radhës, në bazë të rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar të datës 15.12.2025.
Këshilli realizoi procedurën e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendin vakant, të shpallur nga organi emërtesës, Presidenti i Republikës, datë 31.10.2025. Pas organizimit të këtij shorti, rezultati është si më poshtë vijon:
Relatore: Zj. Alma Muçaj për kandidatët:
- Alaudin Malaj
- Alban Toro
- Alma Faskaj
Relator: Z. Ilir Toska për kandidatët:
- Arta Vorpsi
- Brunilda Bara
- Genci Gjonçaj
- Lulzim Hamitaj
Relatore: Zj. Irma Balli për kandidatët:
- Jordan Daci
- Roland Ilia
- Naureda Llagami
Gjithashtu, sipas rendit të ditës u hodh shorti manual për caktimin e këshilltarëve të ngarkuar me mbështetjen e veprimeve të relatorëve për këtë vakancë.
Mbledhja e radhës për miratimin e Raportit të veprimtarisë së KED 2025, do të zhvillohet, më datë 23 dhjetor, ora 15.00.

Gjykata e Lartë