{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/sq/lajme/media/vizita-zyrtare-e-kryetarit-sokol-sadushi-ne-rome-per-world-law-congress-albania-2027","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2551","created_at":"2026-09-15T19:30:13.170Z","publishDate":"2026-09-15","type":"MEDIA","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_09_16_at_11_18_53_206af342e9.jpeg"},"title":{"text_sq":"Vizita zyrtare e Kryetarit Sokol Sadushi në Romë për World Law Congress Albania 2027","text_en":"Vizita zyrtare e Kryetarit Sokol Sadushi në Romë për World Law Congress Albania 2027"},"displayTitle":"Vizita zyrtare e Kryetarit Sokol Sadushi në Romë për World Law Congress Albania 2027","slug":"vizita-zyrtare-e-kryetarit-sokol-sadushi-ne-rome-per-world-law-congress-albania-2027","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22174","text_sq":"
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri konfirmon rolin e tij si një partner i besueshëm dhe i respektuar në dialogun juridik ndërkombëtar. Kreu i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, së bashku me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, ku janë pritur në Palazzo del Quirinale nga Presidenti i Republikës Italiane, z. Sergio Mattarella.
Aktiviteti, në të cilën mori pjesë një delegacion i përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të World Jurist Association dhe World Law Foundation, u përqendrua te zhvillimi i edicionit të radhës së World Law Congress Albania 2027, i cili do të mbledhë në Tiranë në muajin maj personalitetet më të shquara të drejtësisë globale.

Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se Presidenti i Republikës Italiane, z. Sergio Mattarella, do të marrë pjesë si i ftuar nderi në këtë ngjarje të rëndësishme, së bashku me Madhërinë e Tij, Mbretin Felipe VI të Spanjës, si dhe autoritete të larta të institucioneve dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Përzgjedhja e Shqipërisë për të organizuar një ngjarje kaq prestigjioze përfaqëson jo vetëm një nder të veçantë për vendin, por edhe një dëshmi të qartë se puna, standardet dhe funksionimi i institucioneve të larta të drejtësisë dhe gjyqësorit, po vlerësohen gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë.
Ky besim nuk është vetëm një vlerësim për organizimin e një aktiviteti ndërkombëtar. Ai është gjithashtu një tregues i rëndësishëm i mënyrës se si institucionet shqiptare të drejtësisë perceptohen në marrëdhëniet me komunitetin juridik ndërkombëtar: si institucione me të cilat mund të ndërtohet dialog, bashkëpunim dhe partneritet në nivel të lartë.
Gjykata e Lartë, si bashkë organizatore e WLC 2027, mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke garantuar se Shqipëria do të jetë në lartësinë e pritshmërive për të pritur liderët e botës së drejtësisë në vitin 2027.
","text_en":"

"}]},{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyImageGallery","id":"176","images":[{"id":"15488","name":"WhatsApp Image 2026-09-16 at 11.18.53.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_09_16_at_11_18_53_206af342e9.jpeg"},{"id":"15487","name":"94c9f670-09e6-4712-b097-4f95f719cad9.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/94c9f670_09e6_4712_b097_4f95f719cad9_c6b25bdec4.jpeg"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2551","lang":"sq","type":"MEDIA"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}