{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/sq/lajme/fjalime/liria-personale-dhe-pergjegjesia-ne-zbatimin-e-masave-te-sigurimit","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2559","created_at":"2026-09-18T11:11:29.542Z","publishDate":"2026-09-18","type":"SPEECH","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/814695631_1455904609745140_8201415512339758828_n_2ba9f71624.jpg"},"title":{"text_sq":"Liria personale dhe përgjegjësia në zbatimin e masave të sigurimit","text_en":"Liria personale dhe përgjegjësia në zbatimin e masave të sigurimit"},"displayTitle":"Liria personale dhe përgjegjësia në zbatimin e masave të sigurimit","slug":"liria-personale-dhe-pergjegjesia-ne-zbatimin-e-masave-te-sigurimit","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22183","text_sq":"
Liria personale dhe përgjegjësia në zbatimin e masave të sigurimit

Sokol Sadushi

Kryetar i Gjykatës së Lartë

I nderuar zoti Ministër i Drejtësisë,

I nderuar zoti Prokuror i Përgjithshëm,

E nderuar zonja Gulia Re,

I nderuar gjyqtar Pavli,

Të nderuar gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Ju uroj mirëseardhjen në këtë tryezë të organizuar bashkërisht nga Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Evropës. Dëshiroj të falënderoj Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe zonjën Giulia Re për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Gjykatën e Lartë. Edhe kuadri në të cilin zhvillohet ky aktivitet - forcimi i kapaciteteve të gjyqësorit për një zbatim më të mirë të garancive të së drejtës për liri dhe siguri - lidhet drejtpërdrejt me sfidën që kemi sot, që këto garanci të mos mbeten vetëm në planin normativ, por të bëhen pjesë e praktikës gjyqësore të përditshme.

Tema e tryezës së sotme bashkon dy dimensione që janë të pandashme: standardin e vendosur nga Gjykata e Lartë për masat e sigurimit dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për lirinë dhe sigurinë. Pikërisht në këtë ndërthurje duhet të lexohet edhe vendimi i Kolegjeve të Bashkuara.

Masat e sigurimit janë instrumente të domosdoshme të procesit penal. Pa to, në shumë raste, administrimi i drejtësisë do të ishte i pamundur. Në të njëjtën kohë, arresti në burg përbën ndërhyrjen më të rëndë që shteti mund të bëjë në lirinë e një personi gjatë procesit penal. Pikërisht këtu qëndron edhe përgjegjësia e drejtësisë - të garantojë efektivitetin e ndjekjes penale pa e kthyer privimin e lirisë në automatizëm.

Nuk do të hyj sot në analizën teknike të vendimit. Programi ia ka rezervuar këtë hapësirë gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, z. Darian Pavli, dhe Kryetarit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, z. Ilir Panda.

Si bashkëorganizator i këtij aktiviteti, dua të ndalem te kuptimi institucional i këtij vendimi, te përgjegjësia që ai u ngarkon aktorëve të procesit dhe te mënyra se si Gjykata e Lartë duhet të udhëheqë zbatimin e standardit që vetë ka vendosur.

Nisma për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të vitit 2011 u ndërmor nga Kryetari i Gjykatës së Lartë në ushtrim të kompetencës që parashikon ligji procedural penal. Që në fillim ajo u shoqërua me debat dhe me kritika. Në disa raste u shkua edhe më tej. U paragjykua sikur nisma synonte t’u shërbente interesave apo subjekteve të caktuara dhe u nxorën përfundime përpara se Kolegjet e Bashkuara të kishin folur me vendimin e tyre.

Ajo që ndodhi më pas, besoj, jep një mësim që shkon përtej kësaj çështjeje. Në drejtësi, përfundimi nuk mund t’i paraprijë shqyrtimit dhe dyshimi për motive nuk mund të zëvendësojë arsyet juridike. Një nismë jurisprudenciale duhet të vlerësohet për çështjen që ngre, për bazën e saj ligjore dhe për argumentet që e mbështesin.

Në rastin konkret, çështja ishte nëse standardi i vitit 2011 vijonte t’u përgjigjej ndryshimeve të legjislacionit procedural, zhvillimit të jurisprudencës evropiane dhe problematikave të evidentuara në zbatimin e tij. Përgjigja erdhi nga vetë Kolegjet e Bashkuara, të cilat pranuan unanimisht nevojën për ndërhyrje në praktikën e mëparshme.

Këtu ka edhe një përgjegjësi tjetër në debatin publik. Akuzat dhe dyshimet për motivet e nismës u artikuluan publikisht dhe me forcë, ndërkohë që pas vendimit unanim, nuk u pa e njëjta gatishmëri për reflektim, për korrigjimin e atyre paragjykimeve apo për të pranuar se ato i kishin paraprirë padrejtësisht vendimmarrjes. Fjalët e thëna mbeten. Edhe kur vendimi gjyqësor i rrëzon premisat mbi të cilat ato u ngritën, dëmi që mund t’i shkaktohet besimit te institucioni apo integritetit të atij që ushtron një kompetencë ligjore nuk zhduket vetvetiu.

Prandaj mesazhi është i thjeshtë: të mos paragjykojmë përpara se të shqyrtojmë; të mos i atribuojmë motive aty ku duhet të kërkojmë arsye juridike; të mos e shndërrojmë debatin profesional në sulm ndaj atij që ngre një çështje. Le të ketë kundërshtim, kritikë dhe debat, por mbi argumente dhe me vetëdijen se çdo fjalë e thënë publikisht sjell përgjegjësi. Në drejtësi, bindjen nuk duhet ta krijojë paragjykimi, por arsyetimi.

Me këtë frymë duhet të lexohet edhe vetë vendimi. Përtej interpretimeve që e kanë shoqëruar debatin, duhet të nisemi nga ajo që Kolegjet e Bashkuara kanë vendosur në të vërtetë. Në thelb, mesazhi i vendimit është i qartë: arresti në burg nuk duhet të jetë një reagim automatik. Rëndësia e akuzës, natyra e veprës apo masa e dënimit të parashikuar nga ligji janë elemente që duhen vlerësuar, por asnjëri prej tyre nuk e bën arrestin në burg një përfundim të vetëkuptueshëm. Privimi i lirisë duhet të mbështetet në rrethanat konkrete të çështjes, në ekzistencën e një rreziku real dhe në domosdoshmërinë e masës.

Kjo vendos secilin aktor të procesit përpara përgjegjësisë së vet. Prokuroria duhet të paraqesë faktet dhe arsyet që justifikojnë arrestin në burg. Mbrojtja duhet të ketë mundësinë reale t'i kundërshtojë ato dhe të parashtrojë alternativat. Gjykata, nga ana e saj, nuk mund të mjaftohet me pohimin se kushtet ekzistojnë. Ajo duhet t'i verifikojë dhe të shpjegojë përse, në rastin konkret, një masë më pak kufizuese nuk është e mjaftueshme.

Këtu qëndron një nga vlerat kryesore të vendimit. Ai nuk ndryshon thjesht disa formula juridike, por ngre standardin e përgjegjshmërisë profesionale për të gjithë procesin. Nuk kërkon më shumë fjalë, por më shumë arsyetim; jo formula të gatshme, por vlerësim konkret; jo automatizëm, por përgjegjësi në çdo vendimmarrje që prek lirinë e individit.

Këtu dua të ndalem në një çështje për të cilën është folur shumë edhe jashtë sallave të gjykatave. Ky vendim nuk hap burgjet. Ai nuk urdhëron lirimin automatik të personave në paraburgim. Nuk i heq prokurorisë të drejtën të kërkojë arrestin në burg. Nuk e pengon gjykatën ta caktojë atë kur kushtet ligjore e bëjnë të domosdoshëm. Ai kërkon diçka tjetër, thelbësore për një shtet të së drejtës: që privimi i një personi nga liria të justifikohet, dhe që ky justifikim të jetë konkret, aktual, individual dhe i kontrollueshëm.

Kjo nuk e dobëson drejtësinë penale. Përkundrazi, e bën atë juridikisht më të qëndrueshme dhe më bindëse. Një masë sigurimi ka më shumë autoritet kur mbështetet në fakte dhe në arsye konkrete sesa kur mbështetet në formulime standarde. Një gjykatë është më autoritative kur shpjegon bindshëm përse një person duhet të qëndrojë në burg, sesa kur këtë përfundim e konsideron të vetëkuptueshëm për shkak të natyrës së akuzës.

Ekziston ndërkohë edhe një përgjegjësi tjetër, për të cilën dua të jem shumë i qartë. Ky vendim nuk u drejtohet vetëm gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit. Ai i drejtohet, para së gjithash, vetë Gjykatës së Lartë.

Nuk mund të ndryshojmë një standard dhe më pas të presim që vetëm të tjerët ta zbatojnë. Gjykata e Lartë duhet ta bëjë këtë standard efektiv përmes jurisprudencës së saj, mënyrës se si kontrollon arsyetimin e gjykatave, shqyrton rekurset dhe zbaton standardin në vendimmarrjen e vet. Nuk mund t'u kërkojmë gjykatave të tjera arsyetime konkrete dhe të individualizuara, nëse nuk ia kërkojmë të njëjtën gjë më parë vetes.

Pikërisht për këtë arsye, ky vendim kërkon më shumë se një ndryshim në formulimet e vendimeve gjyqësore. Nuk mjafton të zëvendësojmë një arsyetim standard me një tjetër apo disa paragrafë të vjetër me paragrafë të rinj. Kërkohet një mënyrë tjetër vlerësimi, më konkrete, më individuale dhe më e kujdesshme sa herë që vendoset për lirinë e një personi. Dhe ky ndryshim duhet të fillojë nga vetë Gjykata e Lartë.

Pikërisht për ta bërë këtë standard pjesë të praktikës së përditshme, tryeza e sotme merr një vlerë të veçantë. Ajo krijon hapësirën për të diskutuar zbatimin e vendimit dhe për të vijuar dialogun profesional që Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Evropës kanë ndërtuar prej kohësh. Prania sot e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, krahas gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, na jep mundësinë që standardin kombëtar ta vendosim në dialog të drejtpërdrejtë me standardin konventor.

Bashkëpunimi ynë me Këshillin e Evropës është konkretizuar edhe në katër botimet e realizuara së fundmi: tri përmbledhje tematike të jurisprudencës së Gjykatës së Lartë, një për secilin prej kolegjeve të saj, si dhe një botim me vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të përzgjedhura për lidhjen e tyre me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë.

Këto botime nuk janë thjesht dokumentim i jurisprudencës. Ato janë instrumente pune që ndihmojnë në identifikimin e standardeve, në ndjekjen e zhvillimit të praktikës dhe në forcimin e dialogut ndërmjet jurisprudencës kombëtare dhe asaj të Strasburgut. Kjo është edhe vlera e bashkëpunimit tonë, që jurisprudenca të mos mbetet vetëm e shkruar, por të kuptohet, të përdoret dhe të shndërrohet në mbrojtje konkrete për qytetarin.

Për këtë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për mbështetjen konkrete që i është dhënë Gjykatës së Lartë, i shpreh mirënjohjen tonë Këshillit të Evropës dhe Zyrës së tij në Tiranë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Në përfundim, përtej debateve që e kanë shoqëruar këtë vendim, duhet të mbetemi te kërkesa e tij thelbësore - kur shteti vendos t’i heqë një personi lirinë, duhet të jetë në gjendje të shpjegojë bindshëm përse kjo është e domosdoshme dhe përse një masë më e butë nuk është e mjaftueshme. Kjo është përgjegjësi e prokurorit që e kërkon, e avokatit që e kundërshton dhe, mbi të gjitha, e gjykatës që vendos.

Vlera e këtij vendimi nuk do të matet vetëm nga standardi që Kolegjet e Bashkuara kanë formuluar në të. Ajo do të matet nga mënyra se si ne do ta zbatojmë atë në çdo çështje konkrete. Dhe, për Gjykatën e Lartë, kjo përgjegjësi fillon nga vetja.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe i uroj punime të mbara tryezës.
","text_en":"

"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2559","lang":"sq","type":"SPEECH"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}