{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/en/lajme/media/mbledhja-e-pergjithshme-e-gjyqtareve-pe-zgjedhjen-e-anetareve-te-keshillit-te-larte-gjyqesor","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2579","created_at":"2026-09-25T10:16:12.659Z","publishDate":"2026-09-25","type":"MEDIA","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/1_7408e83631.jpeg"},"title":{"text_sq":"Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve pë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor","text_en":"Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve pë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor"},"displayTitle":"Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve pë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor","slug":"mbledhja-e-pergjithshme-e-gjyqtareve-pe-zgjedhjen-e-anetareve-te-keshillit-te-larte-gjyqesor","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22215","text_sq":"
Në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve të Republikës, të thirrur për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e gjyqësorit, Kryetari i Gjykatës së Lartë theksoi se kjo zgjedhje shkon përtej plotësimit të tri vendeve në Këshill dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si do të qeveriset gjyqësori në vitet që vijnë.

Duke bërë një vlerësim të funksionimit të vetëqeverisjes së gjyqësorit, Kryetari nënvizoi se, tetë vjet pas ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, suksesi nuk mund të matet vetëm me ngritjen e institucioneve, por me mënyrën se si ato funksionojnë dhe me rezultatet konkrete që prodhojnë për qytetarin.

Në fjalën e tij u evidentuan si çështje që kërkojnë përgjigje konkrete, vendet vakante në gjykata, vonesat në vlerësimet profesionale dhe emërimet, ngarkesa e gjyqtarëve, administrata gjyqësore, teknologjia, infrastruktura, financimi dhe siguria në gjykata.

Duke iu referuar debatit të fundit për marrëdhëniet ndërmjet pushteteve dhe ligjit për pagat e magjistratëve, Kryetari i Gjykatës së Lartë mbajti një qëndrim të qartë:

“Pavarësia e institucioneve nuk provohet kur të gjithë janë dakord. Ajo provohet pikërisht kur lind mosmarrëveshja.”

Ai ritheksoi mbështetjen për dialogun institucional, por nënvizoi se dialogu ka kufij kushtetues:

“Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu. Vendimi që do të merret duhet të respektohet dhe të zbatohet.”

Në lidhje me tryezën e konsultimit të thirrur nga Kryeministri për politikën e pagave në sistemin e drejtësisë, Kryetari theksoi se, për sa kohë ligji dhe pretendimet e ngritura ndaj tij janë në shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese, themeli juridik i kësaj mosmarrëveshjeje nuk mund të negociohet në një tryezë tjetër dhe as të paraprihet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën kohë, ai bëri të qartë se pjesëmarrja në dialog nuk nënkupton tërheqje nga qëndrimet institucionale:

“Prania në tryezë nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet tona dhe as pranim i premisave të palës tjetër. Dialogu nuk është nënshtrim.”

Kryetari Sadushi propozoi që dialogu ndërmjet pushteteve të mos kufizohet te çështja e pagave, por të shndërrohet në një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, me një agjendë konkrete për problemet themelore të sistemit: numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimin e vendeve vakante, uljen e stokut të çështjeve dhe kohëzgjatjes së proceseve, administratën, teknologjinë, infrastrukturën, sigurinë dhe financimin e qëndrueshëm të drejtësisë.

“Pushtetet janë të ndara, por shteti është një. Edhe qytetari është i njëjti.”

Në përfundim, Kryetari i Gjykatës së Lartë u bëri thirrje gjyqtarëve që zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së ta ushtrojnë lirisht dhe me përgjegjësi, duke vlerësuar profesionalizmin, integritetin dhe aftësinë e kandidatëve për të kuptuar nevojat reale të gjykatave.

“Sot vota është e secilit prej nesh. Përgjegjësia për mënyrën si do të qeveriset gjyqësori është e të gjithëve.”
","text_en":"

"}]},{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyImageGallery","id":"178","images":[{"id":"15506","name":"4.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/4_c0d18c21bb.jpeg"},{"id":"15507","name":"3.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/3_6942a78f39.jpeg"},{"id":"15508","name":"2.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/2_e3056fc063.jpeg"},{"id":"15509","name":"1.jpeg","caption":"","url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/1_0db8c0343d.jpeg"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2579","lang":"en","type":"MEDIA"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}