Deri në datë 30 Qershor 2022, nga ana e Kolegjit Penal janë marrë gjithsej 800 vendime gjyqësore, nga të cilat: 747 - çështje themeli; 8 - vendime të ndërmjetme (pezullim/revokim vendimi, shkelje afati, etj.); 2 – kalime për gjykim; 43 – seanca gjyqësore me palë.
Ndryshimet e fundit ligjore procedurale të vitit 2021 sollën ndryshime të rëndësishme në procedurën e gjykimit për Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë. Si rregull të gjitha çështjet penale në Gjykatën e Lartë shqyrtohen në dhomë këshillimi dhe shqyrtimi gjyqësor i tyre mbyllet në këtë fazë dhe procedurë gjykimi. Ka dy shkaqe ligjore se pse një çështje duhet të dërgohet për shqyrtim në seancë gjyqësore dhe në prani të palëve. Së pari kur vendoset nisja e një gjykimi për njësimin, zhvillimin apo ndryshimin e praktikës gjyqësore. Në këto raste është e detyrueshme dhe e automatizuar vendimmarrja e ndërmjetme e Kolegjit Penal për kalimin e çështjes për gjykim në seancë gjyqësore dhe në prani të palëve. Së dyti një çështje mundet të vlerësohet sipas diskrecionit të kolegjit në dhomë këshillimi nëse duhet apo jo dhe nëse është e nevojshme të ftohen palët dhe sakaq çështja të kalojë për shqyrtim në seancë gjyqësore. Në secilin prej këtyre rasteve palët njoftohen individualisht dhe sipas rregullave të përgjithshme për seancën gjyqësore. Përfaqësimi dhe mbrojtja e tyre në Gjykatën e Lartë bëhet me avokat.

6 mujori penale 2022

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte