REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 30.04.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është takuar të enjten me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Znj. Yuri Kim. Në profilin e ambasadës në Tweeter znj. Kim shkruan: "U takova me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar mbi rëndësinë që ka pavarësia, integriteti dhe efiçenca e institucioneve të drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim implementimin e reformës në drejtësi. Ne do ta ndryshojmë harkun e historisë, nëpërmjet drejtësisë".

Foto 1
 
Foto 2

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte