Programi i Transparencës

Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator Informacion mbi buxhetin dhe procedurat e prokurimit të Gjykatës së Lartë
Shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e ligjit Sistemi i mbrojtjes se informacionit, llojet dhe format e dokumentave Regjistri i Kërkesave dhe i përgjigjeve
Statistika Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykatën e Lartë
Koordinatori për të drejtën e informimit

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 14.10.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi merr pjesë në punimet e Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE, e cila  zhvillohet në Brno, Çeki në datat 13-15 tetor 2022. Pjesëmarrja e Gjykatës së Lartë në këtë konferencë të nivelit të lartë, realizohet me ftesë të Presidentes së Rrjetit Znj. Bettina Limperg dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Çeke Z. Petr Angyalossy. Gjykata e Lartë ka statusin e anëtarit vëzhgues në Rrjetin e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian prej nëntorit 2016.

Konferenca në Brno, e cila mbledh Kryetarët e Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, trajton këtë vit dy tema kryesore: “Etika Gjyqësore, procedura disiplinore dhe përgjegjësia e gjyqtarëve” dhe “Si mund të kontribuojnë Gjykatat e Larta në besimin e publikut në sistemin gjyqësor?”. Gjykata e Lartë ka dhënë kontributin e saj për këto dy tematika dhe pyetësorët përkatës gjatë fazës përgatitore të konferencës.

Punimet e konferencës konsiderohen të rëndësishme për shkëmbim idesh dhe përvojash mes kryetarëve të Gjykatave të Larta. Konferenca drejtohet nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Hollandës Znj. Dineke de Groot, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës Sllovake Z. Ján Šikuta, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian Z. Lars Bay Larsen dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Estonisë Z. Villu Kõve. Në përfundim të punimeve Asambleja e Përgjithshme e këtij Rrjeti do  të trajtojë kërkesat e reja për anëtarësim.

 
 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte