DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 21.11.2022
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi mori pjesë në Seminarin e Dytë të Shoqatës ACA – Europe (Shoqata e Këshillave të Shtetit dhe Juridiksioneve të Larta Administrative të Bashkimit Evropian) me temë “Zbatimi i parimeve dhe klauzolave të përgjithshme në jurisprudencën e Gjykatave Administrative”, i cili u zhvillua në Madrid, Spanjë. Pjesëmarrja në këtë aktivitet të nivelit të lartë vjen si rrjedhojë e anëtarësisë së Gjykatës së Lartë në ACA – Europe këtë vit, si dhe ftesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Spanjës Z. Carlos Lesmes Serrano.
Ativiteti u përshëndet nga Kryetari i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Spanjës Z. César Tolasa dhe Presidenti i Këshillit të Shtetit të Republikës së Italisë, njëherazi dhe Presidenti i ACA-Europe Z. Franco Frattini.
Gjatë seminarit të organizuar në tre tryeza të rrumbullakëta u trajtuan dhe diskutuan çështjet: parimet e përgjithshme të së drejtës në sistemin e burimeve dhe përfshirja e përbashkët nëpërmjet Bashkimit Evropian dhe dialogut horizontal; parimet e përgjithshme dhe të drejtat themelore; si dhe parimet e përgjithshme në fushat specifike të së drejtës publike.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al