DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 27.06.2023
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi mori pjesë në Seminarin e ACA-Europe, me temë “Shërbimet dhe të Drejtat Sociale”. Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Këshillave të Shtetit dhe Juridiksioneve të Larta Administrative të Bashkimit Evropian, u zhvilluan në datat 26-27 qershor 2023, në Napoli, Itali. Pjesëmarrja në këtë aktivitet të nivelit të lartë, vjen si rrjedhojë e anëtarësisë së Gjykatës së Lartë (anëtar i asociiuar) në ACA – Europe, si dhe ftesës së Kryetarit të Këshillit Italian të Shtetit Z. Luigi Maruotti.
Seminari i këtij vitit, i cili u organizua në tre tryeza të rrumbullakëta, i’u kushtua diskutimeve dhe trajtimit të çështjeve që kanë të bëjnë më të drejtat sociale, garantimin dhe zbatimin e tyre nga sistemet kombëtare, mbrojtjen përpara gjykatës, etj. Në aktivitet morën pjesë kryetarët e Këshillave të Shtetit dhe Juridiksioneve më të larta Gjyqësore Administrative të 34 vendeve Evropiane.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al