gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 20.03.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zj. Vesna Dameva dhe anëtarë të tjerë të këshillit, janë pritur të hënën në Gjykatën e Lartë nga Zëvendëskryetari Z. Sokol Sadushi dhe gjyqtarët Artur Kalaja dhe Ilir Panda.

Gjatë takimit Z. Sadushi vlerësoi bashkëpunimet e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare dhe atyre të Maqedonisë së Veriut në fushën e drejtësisë, si edhe përmendi rëndësinë e këtyre takimeve sidomos gjatë fazës në të cilën ndodhen dy vendet tona, të procesit drejt intergrimit në Bashkimin Evropian. Anëtarët e të dy institucioneve u njohën me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të pushteteve gjyqësore, organet kryesore të drejtësisë në të dyja vendet, si edhe me proceset reformuese, adaptimin dhe përvetësimin e standardeve evropiane lidhur me pushtetin gjyqësor, nevojën e forcimit të pavarësisë dhe rritjes se efektivitetit të tij.

Ndërmjet tyre u diskutua edhe mbi vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit në fushën e ligjit dhe shkëmbimit të vizitave apo organizimit të takimeve të përbashkëta.

 
 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte