Vendimet dhe botimi i tyre
Vendimet e Gjykatës së Lartë shpallen të arsyetuara jo me vonë se 30 ditë nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Këto vendime, së bashku me mendimet e pakicës, janë të disponueshme për palët e interesuara nëpërmjet:
-
Paraqitjes në Sekretarinë Gjyqësore të Gjykatës së Lartë, në oraret e caktuar dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.
-
-
Buletineve Periodike të Gjykatës së Lartë.
-
Konsultimit, krahas burimeve të tjera të mësipërme, të Fletores Zyrtare, për vendimet e Kolegjeve të Bashkuara, që kanë njësuar ose ndryshuar praktikën gjyqësore.