DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 10.11.2023
Tryeza e bashkëpunimit mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, me temë: JURIDIKSIONI KUSHTETUES DHE JURIDIKSIONI GJYQËSOR, ka mbledhur të premten në Tiranë, anëtarët e të dy gjykatave, për të diskutuar mbi zbatimin e disa standardeve të procesit të rregullt ligjor.
Aktiviteti, një organizim i përbashkët i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, me mbështetjen e OSBE, u përshëndet nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese zj. Holta Zaçaj, Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, dhe nga Kreu në detyrë i Prezencës së OSBE-së, z. Bruce G. Burton.
Zj. Fiona Papajorgji, Gjykata Kushtetuese dhe Z. Sokol Sadushi, Gjykata e Lartë, prezantuan dhe drejtuan diskutimet në panelin kushtuar temës: Standardi i Gjykatës së caktuar me ligj në aspektin e kompetencës dhe rolit të Gjykatës së Lartë si gjykatë e ligjit dhe hapësira e kontrollit të Gjykatës Kushtetuese, si garante e Kushtetutës. Vlerësimi i ndryshëm i provave dhe fakteve të administruara nga gjykatat më të ulëta.
Zj. Holta Zaçaj, Gjykata Kushtetuese dhe Zj .Margarita Buhali, Gjykata e Lartë, prezantuan dhe drejtuan diskutimet në panelin kushtuar temës: Gjykimi brenda një afati të arsyeshëm dhe kërkesat për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm, përshpejtimin e procedurave dhe shpërblimin e dëmit. Qasja e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës Kushtetuese, efektet dhe zbatimi praktik.
Zj. Marsida Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese Z. Ilir Panda dhe Z. Sandër Simoni, Gjykata e Lartë, prezantuan dhe drejtuan diskutimet në panelin kushtuar temës: Procedurat e njoftimit të seancës gjyqësore dhe vendimit nga Gjykata e Lartë me qëllim garantimin e njoftimeve efektive.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al