gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 31.03.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Lartë organizoi të premten, 31 mars 2023, takimin me temë "Harmonizimi i praktikës gjyqësore".
Forumi i organizuar në Vlorë, mblodhi së bashku gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatave të Shkallës së Parë të Vlorë, Sarandë dhe Fier.
Prezantimi i jurisprudencës së Gjykatës së Lartë të tre kolegjeve, u moderua nga gjyqtarët Arbena Ahmetaj, Margarita Buhali dhe Ilir Panda.
Ky është takimi i rradhës i cili organizohet në kuadër të një sërë forumeve rajonale, të cilat synojnë të çojnë në një praktikë më koherente dhe të harmonizuar me standardet e Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Aktiviteti organizhet në kuadër të projektit D-REX III, pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një iniciativë bashkëpunimi e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 
 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte