DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 17.06.2022
Gjykata e Lartë organizoi të premten, 17 Qershor 2022, në Shkodër, takimin me temë "Harmonizimi i praktikës gjyqësore".
Në aktivitet morën pjesë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë dhe apelit Shkodër, Lezhë, Mat, Kurbin dhe Krujë, si dhe anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjatë takimit u prezantua praktika më e fundit e vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë, e cila është përmbledhur edhe në një botim të posaçëm.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të nismës “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri” në kuadër të “Mjetit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një nismë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimin Evropian dhe Këshilli i Evropës.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al