gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 02.12.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Lartë organizoi të premten, datë 2 dhjetor 2022, në Korçë, takimin me temë "Harmonizimi i praktikës gjyqësore".
 
Në këtë aktivitet morën pjesë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë Elbasan, Korçë dhe Pogradec, si dhe anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
   
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të nismës “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri” në kuadër të “Mjetit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një nismë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimin Evropian dhe Këshilli i Evropës.

 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte