DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 18.05.2023
Në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, një delegacion i përbërë nga anëtarët e Gjykatës së Lartë Z. Asim Vokshi, Znj. Arbena Ahmeti, Z. Sokol Ngresi dhe Z. Darjel Sina, zhvilloi një takim dypalësh me përfaqësuesit e Këshillit të Shtetit Grek në Athinë.
Vizita e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në institucionin e Këshillit të Shtetit Grek u realizua me ftesë të Kryetares së këtij institucioni Znj. Evangelia Nika, me qëllim diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët në funksion të shkëmbimit ndërinstitucional në fushën administrative.
Znj. Vassiliki Stamataki, gjyqtare pranë këshillit ka bërë një prezantim të historisë, juridiksionit dhe organizimit të Këshillit të Shtetit Grek, si edhe mbi të drejtën tatimore dhe rishikimin e akteve administrative rregullatore në bazë të praktikës gjyqësore të kësaj strukture.
Gjyqtarët e Kolegjit Administrativ Z. Asim Vokshi dhe Znj. Arbena Ahmeti kanë prezantuar temat: “Roli i gjykatës në vlerësimin e pretendimeve të palëve që rrjedhin nga procesi i shpronësimit për interes publik” dhe “Legjitimimi për kundërshtimin e akteve nënligjore normative”.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al